fbpx

Projekte

Si të kuptosh çfarë do të bëhesh në jetë: 6 pyetje që duhet t’i bëni vetes.

08:12am , 28.03.2022

Shumë profesione mund të jenë tepër të komentuara dhe të pëlqyera nga masa, por a i zotëroni aftësitë për të patur një karrierë të suksesshme në një fushë të caktuar? Karriera patjetër që do të ndikojë në të ardhmen tuaj, prandaj është e rëndësishme të dini nëse profesioni që do të zgjidhni ju pëlqen, i përmbush interesat personale, stilin tuaj të jetesës, aftësitë etj.

Përpara se të vendosni se çfarë karriere duhet të ndiqni, ne kemi përgatitur disa pyetje të cilave duhet t’u përgjigjeni. Këto pyetje do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë se çfarë dëshironi të bëheni në jetë.

1. Cilat janë interesat tuaja?: Aktivitetet që ju pëlqen të bëni në kohën e lirë mund t’ju japin njohuri për karrierën që do t’ju bënte të ndiheshit të plotësuar.

2. Cilat janë hobit?: Preferoni të kaloni kohë brenda apo jashtë? Ju pëlqen të punoni me njerëz, kafshë, të dhëna, libra?

3. Cilat janë aftësitë që keni?: Keni aftësi si artet e kuzhinës apo programimi kompjuterik? Keni aftësi të menaxhoni njerëz? Keni aftësi të punoni si web dizajner?

4. Çfarë talentesh keni?: Bëni një listë të gjithë gjërave që dini të bëni më mirë.

5. Ç’lloj personaliteit keni?: Personaliteti është mënyra se si mendoni, ndjeheni dhe silleni ndaj mund të jetë një pjesë e rëndësishme e karrierës suaj. Jeni lider? Preferoni të bashkëpunoni apo të konkurroni me të tjerët? Jeni kreativ?

6. Çfarë edukimi apo trajnimi ju nevojitet?: Disa karriera kërkojnë arsim të avancuar dhe investime financiare. Disa të tjera, mund të mos ju duhet fare një diplomë 3-vjeçare. ATC ofron kurse 1-vjeçare, 3-mujore dhe 1-mujore në programe të ndryshme. Programet janë të ndërtuara sipas modeli dual gjerman dhe përmbush të gjitha standardet për një punësim të garantuar, brenda dhe jashtë vendit.

Mos lejoni që opinionet ose pritshmëritë e të tjerëve të ndikojnë në vendimin tuaj. Në fund të fundit, zgjedhja e karrierës ju takon vetëm ju.

Për më shumë informacion për kurset e ATC-së, mund të na kontaktoni në rrjete tona sociale, ose duke vizituar zyrat tona.