Instituti Profesional ATC i themeluar më 5 shtator 2012 ka një mision; Të përgatisë profesionistë në nivelet më të larta, të cilët të jenë të aftë për tregun e punës, vendas dhe atë të huaj.
Stafi i kualifikuar, programet dhe sistemi ynë i mësimdhënies ngjason me sistemin dual gjerman, pasi teoria kombinohet më së miri me praktikën në laboratorët tanë modern, si edhe me praktikën profesionale intensive pranë kompanive partnere. I kushtojmë rëndësi të madhe cilësisë së shërbimeve që ofrojmë si dhe mbështesim fort të gjithë kursantët tanë për t’i punësuar brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet zyrës tonë të punësimit.
Mjediset tona gjenden në qendër të Tiranës, disponojmë dymbëdhjetë laboratorë praktike, katër klasa teorie, një bar për konkurse dhe aktivitete, ambjente pritjeje dhe administrative.
Njëmbëdhjetë programe studimi njëvjecare dhe dhjetë programe tremujore janë ndër drejtimet me më shumë interes për tregun e punës, vërtetuar kjo nëpërmjet sondazheve por jo vetëm, më shumë se 75% e studentëve fillojnë punë gjatë zhvillimit të kualifikimit e deri në përfundim të tij, 15 % punësohen tre muaj pas përfundimit, ndërsa një pjesë të cilët zhvillojnë kurse për pasion,punojnë në një tjetër profesion.
Të jesh profesionist të jep kënaqësi dhe siguri në punën që bën, sepse dija është çelësi i suksesit për të arritur qëllimet, për të bërë karrierë, për të qenë vetvetja.
“Instituti Profesional ATC”
…profesioni është pasaportë e përhershme…