fbpx

Projekte

Shkollat Profesionale, Punësimi dhe Papunësia

12:03pm , 16.07.2021

Papunësia e të rinjve është kryefjala e kohëve të fundit në Shqipëri. Numri i të diplomuarve universitarë që kërkojnë punë po rritet cdo ditë e më shumë, por profilet për të cilat ata diplomohen kanë kërkesë shumë të ulët në tregun e punës. Një realitet i trishtë ky që e shtyn rininë shqiptare të punojë në profile për të cilat nuk është diplomuar , apo më keq akoma të largohet nga Shqipëria.

Sipas nje studimi të bërë nga INSTAT (2020), gjatë vitit 2020, numri i personave të aftë për punë është 1.407.934 persona. Femrat përbëjnë 44,6 % të forcës së punës dhe meshkujt 55,4 %. Të punësuar janë 1.243.345 persona, ku femrat përbëjnë 44,5 % të të punësuarve dhe meshkujt 55,5 %. Numri i të papunëve vlerësohet të jetë 164.613 persona, ndër të cilët 45,5 % janë femra dhe 54,5 % janë meshkuj.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 16-24 vjeç është 26,5 % (27,0 % për meshkujt dhe 25,9 % për femrat). Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë me 0,7% Në vitin 2020, të rinjtë e moshës 16-29 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 27,9 % të të rinjve gjithsej.

Studime të shumta ndërkombëtare kanë treguar se papunësia e kësaj kategorie është më e ulët në vendet me një shkallë të lartë të kualifikimeve specifike profesionale. Arsimi profesional është i ndryshëm nga vendi në vend në lidhje me formën, ofruesit ose mënyrën e veprimit të tij. Është për tu theksuar fakti që fuqia punëtore në Shqipëri është shumë e re, por në tërësi mungon kualifikimi profesionale për të gjithë sektorët ekonomik.

Instituti Profesional ATC, prej më shumë se 8 vitesh, ofron kurse të profileve të ndryshme si: shef kuzhine, kuzhinë, pasticier, IT, web dhe graphic design, elektricist, autoservis etj. Fokusi i institutit është që të nxjerrë sa me shumë kursantë të kualifikuar nga auditorët e tij, të cilët të jenë të aftë për punë.

Sipas Institutit Profesional ATC (2021), numri i kursantëve të çertifikuar ndër vite është në rritje. Këtë e tregojnë më së miri dhe shifrat në tabelën e mëposhtme, që janë një përmbledhje e regjistrime të dy viteve të fundit.
Shef Kuzhine 466
Kuzhinier 1248
Pastiçier 216
IT 452
Autoservis 675
Elektriçist 288
Elektroshtëpiake 180
Stilist 149
Menaxhim biznesi 224
Grafik Dizajn 171
Web Dizajn 84

Shifrat e mësipërme, janë nje provë konkrete e seriozitetit të punës së pandërprerë karshi formimit profesional nga Instituti ATC.

Arsyet e këtij suksesi i takojnë:
• Hartimit të kurrikulave sipas modelit të shkollave profesionale Gjermane, ku kursantëve përvec praktikave mësimore, u garantohen dhe praktika profesionale pranë subjekteve me të cilat Instituti ATC ka marrëveshje bashkëpunimi.
• Kontrolli i cilësise: monitorim i vazhdueshëm i proçesist të mësim-dhënies si dhe respektimi i standardeve të vendosura.
• Çertifikim i profileve që Instituti Profesional ATC ofron: të akredituara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Instituti Profesional ATC, ka luajtur një rol kyc në uljen e papunesisë të të rinjve, pasi studentëve të tij nuk u ka ofruar vetëm kurse me formim profesional dhe praktik, por dhe punësim të rregull brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Këtë e dëshmojnë dhe vetë kursantët.
Agim Hoxha shprehet: “Pas 9 muajsh mësim dhe vendosmëri për të ecur përpara në hapat drejt dijes dhe profesionit të zgjedhur, erdhi dhe dita e fundit e shkollës, por jo e rrugës të cilën kam zgjedhur pasi ajo sapo ka filluar. Dita e çertifikimit është dita e kurorëzimit të të gjitha përpjekjeve dhe përkushtimit të këtyre 9 muajve së bashku. Unë zgjodha degën AUTOSERVIS pranë ATC-së me profesor Ganiun, i cili nuk ka qënë vetëm profesor, por shumë më tepër se aq dhe për këtë e falenderoj! Faleminderit ATC, faleminderit profesorit, suksese në punën tuaj!”

Adrian Manjani një tjetër kursant thotë “Instituti Profesional ATC është një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të kenë një profesion, një mundësi më tepër për punë.”

Bashkëpunëtorët e Institutit Profesonal ATC në një takim të përbashkët u shprehën se: “Në mënyrë që të kemi një bashkëpunimit të domosdoshëm ndërmjet shtetit dhe sektorit privat për zhvillimin e fuqisë së kualifikuar punëtore në sektorin akademik dhe jo akademik duhet që arsimi profesional të ketë si parim bazë bashkëpunimin ndërmjet shkollave profesionale dhe kompanive. Të rinjve duhet t’u jepet mundësia ta njohin botën e punës gjatë shkollimit të tyre në mënyrë që të përgatiten më mirë për tregun e punës. Pra është e domosdoshme që arsimi profesional të orientohet drejt praktikës dhe të ndërthuret sa më mirë me teoritë bazë të kurikulave profesionale. Kur njohuritë teorike kombinohen me eksperiencat praktike kursantët zhvillojnë aftësi të mira si punonjës si dhe të jenë bashkëpunues aktivë dhe kreativë për një ekonomi moderne shqiptare.”