fbpx

Projekte

Pse duhet të studiosh në një Institut Profesional si ATC ?!

16:54pm , 15.03.2023


Studimi profesional është një proces i vazhdueshëm në të cilin fitoni njohuri dhe aftësi për të arritur potencialin tuaj dhe për ta zhvilluar atë. Në një botë me ndryshime të vazhdueshme, zhvillimi profesional siguron që njohuritë tuaja të mbeten të rëndësishme dhe aktuale.

Pra, një kurs profesional do të të sillte ty përitime si:
Rritje të nivelit profesional

Duke u fokusuar në trajnimin dhe zhvillimin tuaj, ju mund të avanconi karrierën dhe të lëvizni në pozicione në punën ku aktualisht veproni.
Do të jeni më produktiv dhe efektiv.
Do të jeni në gjendje të reflektoni mbi të mësuarit tuaj,
Do të mbushni boshllëqet në njohuritë dhe provojën tuaj.
Mbi të gjitha do të nerrni një profesion, ose nëse e keni është shumë e rëndësishme të gjurmoni hap pas hapi të mësuarit tuaj për të shënuar përparimin në karrierë me hapat e lartpërmendura.

Fitime më të mëdha
Punëdhënësit vlerësojnë dhe shpërblejnë shkathtësinë e të mësuarit që dikush fiton nga zhvillimi profesional. Gjatë vlerësimeve të performancës ju tashmë mund të flisni dhe veproni me njohuritë dhe aftësitë që keni fituar. Kjo do të mundësojë të ofroni një shërbim më profesional dhe si rrjedhojë më të paguar.

Zgjerimi i njohjeve të vlefshme
Një sygjerim nga një profesionist do të të bënte ty me një punë të re. Duke punuar në projekte dhe detyra me shokët e klasës, ata zbulojnë se kush jeni, si mendoni dhe aftësitë që ofroni. Kjo ofron një bazë të shkëlqyeshme për t’u lidhur gjatë kursit dhe pas tij. duke krijuar mundësi të mira njohje me profesionistë.

Studim në orare fleksibël
Ne e dimë se sa sfiduese është të përshtatni zhvillimin tuaj profesional në një jetë të ngarkuar. Në instutin profesional ATC ne bashkëpunojmë me ju për të gjetur klasat, opsionet dhe kohën e studimit që i përshtatet nevojave tuaja.

Mësime nga ekspert që kanë qëllim të të rrisin ty profesionalisht
Instruktorët tanë janë udhëheqës të njohur në fushat e tyre, të cilët ndajnë kënaqësi duke ndihmuar të tjerët të kuptojnë potencialin e tyre. Ata kombinojnë përvojën përkatëse profesionale dhe arsimin me një përkushtim për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe një pasion për ndarjen e njohurive.
Nëse më parë nuk e kishe një shtysë, mësuesi yt është këtu për të të motivuar.