Zhvillimi profesional me anë të kurseve intesive 1 vjeçare janë mjete të rëndësishme për reformën arsimore. Kërkimet tregojnë se zhvillimi profesional mund të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe të mësuarit në një mënyrë të qëndrueshme, duke rritur efektivitetin e arsimit dhe duke shtuar vlerë për studentët, mësuesit dhe punëdhënësit.
Për shumë vite, Shqipëria ka zhvilluar politika për nxitjen e arsimit profesional me anë projekteve të ndryshme nga donatorë të huaj si Gjermanë dhe Zvicerianë. Arsimi dhe formimi profesional shihet si një nga instrumentet kryesore për zhvillimin e individit dhe rritjen ekonomike të një vendi. Në veçanti, arsimi profesional me përbërësit e tij praktikë është një mjet shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Një nga objektivat e tij është të kontribuojë në luftën kundër papunësisë së të rinjve duke rritur nivelin e aftësive të tyre. Por, në Shqipëri, punësimi i kësaj kategorie dhe kualifikimet e tyre janë probleme që kërkojnë zgjidhje.
Shkalla e papunësisë së të rinjve në Shqipëri ishte mesatarisht 26.52 % nga 2012 deri në 2021, duke arritur një ngritje prej 34.20 % në tremujorin e dytë të vitit 2015 dhe një rekord të ulët prej 20 % në tremujorin e parë të vitit 2020 (Ekonomia e Tregtisë, 2021). Këto shifra tregojnë se papunësia është një problem i madh për ekonominë e secilit vend, veçanërisht kur papunësia përfshin të rinjtë.
Papunësia e të rinjve sjell probleme serioze dhe problemet kryesore me të cilat ballafaqohen kryesisht të rinjtë, të cilët sapo kanë mbaruar shkollën, janë: vështirësia në gjetjen e një pune, mungesa e të ardhurave, mungesa e përvojës së punës, çështjet sociale, humbja e besimit, etj.
Pengesa kryesore me të cilën përballen të rinjtë është mungesa e përvojës, duke ua bërë atyre edhe më të vështirë gjetjen e një pune. Nëse të rinjtë nuk gjejnë një punë për një periudhë të gjatë kohore, nuk ka dyshim se ata do të humbin besimin tek vetja dhe të humbin shpresën për të ardhmen e tyre.
Duke marrë parasysh forcën jetësore, potencialin dhe talentin e rinisë, është e domosdoshme të zhvillohen dhe zbatohen politika stimuluese për integrimin e të rinjve në tregun e punës. Instituti Profesional ATC i themeluar që nga viti 2012 vazhdon të jetë një nga institucionet më prestigjoze në vend për shkollimin profesional.
Disa nga objektivat strategjike të Institutit Profesional ATC janë promovimi i punësimit dhe zhvillimi arsimor i të rinjve nëpërmjet:
Këto janë 4 kolonat e Institutit Profesional ATC, ku janë diplomuar me mijëra të rinj dhe reja në mbarë vendin dhe sot janë drejtues, menaxherë dhe sipërmarrës dhe profesionistë. Fuqia e saj është tek stafi akademik, laboratorët bashkëkohor, praktikat mësimore si dhe zyra e punësimit për të rinjtë.
Ky model suksesi është një garanci për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë ku përgatiten të rinjtë me aftësi të reja që përmbushin kërkesat e bizneseve të ndryshme. Duke rritur aftësitë sipërmarrëse të të rinjve, idetë dhe krijimtaria e tyre do të zhvillohet sipas standarteve Evropiane.
Si përfundim, të rinjtë kanë një të ardhme, jo vetëm në Shqipëri por kudo në glob, mjafton që ata të jenë të përgatitur dhe të mbajnë një certifikatë të njohur ndërkombëtare nga ATC.