fbpx

Projekte

Jo gjithmonë të duhet universiteti!

18:20pm , 21.01.2022

Vite më parë, ekzistonte nje qasje e gabuar sipas të cilës studimi në universitet ishte mënyra e vetme për të patur një profesion dhe për t’u punësuar. Kjo ide e pabazë duhet të jetë ndikuar edhe nga tranzicioni politik: nga koha e regjimit komunist, ku universiteti shpeshherë ishte privilegj dhe jo i aksesueshëm për të gjithë, u kalua në Shqipërinë post-komuniste, kohë kur universitetet u bënë më të përhapur. Mirëpo kjo nuk erdhi pa një çmim!

Pa mohuar në asnjë moment rëndësinë e studimeve universitare, duhet të përmendim se hapja e një numri të lartë universitetesh private, shpeshherë të palicensuara, dhe të aksesueshme nga kushdo, pavarësisht notave mesatare dhe aftësisë për të përvetësuar studimet, bëri që një numër i lartë njerëzish të “dyndeshin” për të marrë një diplomë. Rreth një dekadë më parë, arsimi profesional u la pothuajse në harresë, ndonëse tregu i punës kishte nevojë për një numër të lartë profesionesh.

Në një raport të Dhomës Gjermane të Tregtisë të disa viteve më parë, arsimi profesional në Shqipëri përshkruhej kështu: “Shqipërisë i mungojnë punëtorë të kualifikuar në industrinë tekstile, industrinë ushqimore, në vendosjen e skelave të ndërtimit, në mirëmbajtjen e makinerive industriale, në industrinë elektromekanike. Shqipërisë i mungojnë saldatorë, elektricistë, kuzhinierë, guida turistike, gjeologë, minatorë, specialistë ashensorësh etj.” Mirëpo në ditët e sotme, statistikat tregojnë se gjithnjë e më tepër tregu i punës po kthen sytë tek arsimi profesional. Anketa e forcave të punës tregon se shkalla e punësueshmërisë së nxënësve që diplomohen në arsimin profesional është 12% më e lartë, sesa ajo e nxënësve me arsim të mesëm të përgjithshëm.

Qendrat e Formimit Profesional, si Instituti Profesional ATC, ofrojnë një larmishmëri kursesh të profileve të ndryshme si. Në rastin e Institutit tonë, prej më shumë se 9 vitesh ofrojmë kurse si: shef kuzhine, kuzhinë, pasticier, IT, web dhe graphic design, elektricist, autoservis etj. Avantazhet në tregun e punës lidhen me punësimin.

Ndryshe nga universitetet ku ka me mijëra të rinj të diplomuar dhe të papaunë sepse nuk ka treg për punësim ose nuk i zotërojnë mirë dijet që kanë marrë, kurset profesionale zhvillohet në një klimë ku tregu zien nga kërkesa për profesionistë të mirëfilltë dhe rrjedhimisht rriten mundësitë për punësim afatgjatë, brenda dhe jashtë vendit.

Për ta kuptuar më qartë pse jo gjithmonë të duhet universiteti, le të shohim në vijim disa nga avantazhet e studimit në ATC:

1.Profesioni dhe praktika: Ndryshe nga universitetet ku i jepet rëndësi teorisë, profesioni në ATC mësohet përmes praktikës së vazhdueshme në laboratorë modernë. Gërshetimi i teorisë me praktikën e vazhdueshme i bën kursantët që t’i përvetësojnë më mirë njohuritë.

2. Mësimdhënia: Ndryshe nga universitetet, mësimdhënia në ATC bëhet në klasa me grupe të vogla, gjë që i jep mundësinë të gjithëve që të marrin pjesë në diskutime, të bëjnë pyetje dhe të marrin një informacion më të detajuar. Njohuritë plotësohen gjithashtu nëpërmjet seminareve shtesë, workshop-eve, aktiviteteve etj.

3. Kurrikula: Kurrikula e hartuar sipas modelit dual gjerman thellon njohuritë dhe i përgatit kursantët për tregun e punës.

4. Punësimi: Ndryshe nga universitetet ku nuk ekziston një lidhje shkollë-biznes, në ATC kursantët mund të kryejnë praktika profesionale në kompanitë partnere. Atyre u ofrohet gjithashtu punësim nga ATC Work Office. Kurset përqëndrohen në profile që kanë kërkesë në tregun e punës.

5. Certifikimi: Ndryshe nga shumë universitete ku diploma nuk njihet jashtë vendit, certifikimi i njohur nga shteti dhe institucionet e tjera shqiptare u mundëson punësim edhe jashtë vendit.

6. Koha: Ndryshe nga universitetet ku studimet zgjasin minimalisht 3 vite, në ATC njohuritë bazë për profesionin i merr për 1 vit.

7. Pasioni: I fundit, por jo për nga rëndësia! Kurset profesionale në ATC ofrojnë mundësi që qindra të rinj, çdo vit, të ndjekin pasionin e tyre në një fushë që vështirë se mund ta studiojnë në universitet, si për shembull pastiçeria, gastronomia, kursi i stilistit etj.

Thënë këto, arsimi profesional ka një sërë avantazhesh dhe ka potencialin e plotë për të ndryshuar jetën e të rinjve falë punësimit të garantuar, brenda ose jashtë vendit.