Emocione të shumta na shoqëruan në eventin e përgatitur për studentët e kursit të stilimit, në sfilatën me temë “Mbrëmje në pasarelë”. Çdo kursant kishte përgatitur disa veshje me stile të ndryshme, duke shprehur botën e tij të brendshme, dhe personalitetin që ka. Çdo hap i hedhur drejt pasarelës është një hap më afër realizimit të ëndrrës që ata kanë. E teksa ecnin njëra pas tjetrës, pamë ndërthurjen e të bukurës, elegancës dhe kreativitetitit që kursantët tanë kanë shpalosur gjatë realizimit të veshjeve. Punimet ishin unike, dhe një pjesë e tyre vinin me mesazhe të forta. Për të gjithë kursantët ky event ishte, si një pikë nisje për rrugën e gjatë që i pret përpara në fushën e modës, për të cilën jemi të sigurt që do shkëlqejnë. Sot ne i shohim ata, gati për t’a bërë emrin e tyre, një markë të fuqishme në treg, ku çdokush do mund të vishet nga duar artët tanë.
19, June 2024