fbpx

Evente

Ceremonia e Certifikimit të kurseve në Fundjavë!

10:20am , 01.04.2023

Ne nuk mund të jemi më krenar, se kur shohim studentët tanë të marrin në duar MUNDËSINË që do u hapi atyre shumë dyer. Një moment aq i rëndësishëm dhe emocionues ishte Ceremonia e Certifikimit për kurset e Fundjavës që u organizua më 15 Shkurt 2023 në Maritim Hotel Plaza Tirana, duke finalizuar kështu një vit të përkushtuar të studentëve dhe profesorëve tanë.
Suksesi i tyre është një dëshmi e rëndësisë së vazhdueshme të misionit tonë për të kontribuar për drejtimin në karrierrën e gjithsecilit kursant.
Është besimi ynë i sinqertë, se investimi në një profesion është çelësi që hap mundësi të pafundme. Duke kontribuar për njohuritë e zgjeruara në atë që keni pasion, apo duke zgjedhur të mësoni për një profesion të ri, ju keni bërë një hap të rëndësishëm përpara në jetën dhe të ardhmen tuaj.
Si në ditë të tilla të shënuara Certifikimi, ashtu edhe në çdo ditë studimi, ne jemi absolutisht të privilegjuar që kemi qenë zgjedhja juaj.
Gëzuam këtë sukses së bashku për të mos harruar të jemi gjithmonë prezent edhe në sukseset tuaja të ardhshme, tashmë si profesionist të certifikuar nga ATC.
Urime të sinqerta për suksesin tuaj!.

Video

Ceremonia e Certifikimit të kurseve në Fundjavë!

15, February 2023

13:00

Maritim Hotel Plaza Tirana