fbpx

Evente

Ceremonia e certifikimit për kurset 3-mujore

10:24am , 19.08.2024

Një moment krenarie ky për ne, teksa shohim kursantët tanë, të diplomohen dhe të jenë gati për të vënë në zbatim aftësitë e tyre konkretisht në punë. Çdo certifikatë e dhënë, vjen si rezultat i një pune dhe përkushtimi për të ecur përpara në realizimin e një misioni, që është ai i të pasurit një profesion. Studimi teorik gërshetuar me praktikën intensive, është ajo që i bën këta kursantë, profesionistë në degën e tyre.

Ky moment na gëzon pa masë, duke qenë se këta të rinj vendosën të kishin një drejtim për veten, dhe menduan të bënin gjënë me më vlerë, duke zgjedhur një profesion. Të lumtur, që breza të tërë na e besojnë, ne, edukimin e tyre. Kjo gjë na motivon që çdo herë e më shumë të sjellim më të mirën për ju. Punojmë fort që për çdo kurs të krijojmë standartet më të larta të mësimdhënies, duke përfshirë kurrikula në përputhje me kërkesat e tregut, praktikë me laboratorë me kushte optimale, madje dhe punësim të garantuar brenda dhe jashtë vendit.

Tek ne mund t’a gjejë veten çdokush që dëshiron të ketë një të ardhme më të sigurt. Duke investuar në edukimin tënd, rrjedhimisht ke përmirësuar dhe të ardhmen tënde. Ndaj,na gëzon fakti që falë programeve tona të studimit, ju kemi ardhur në ndihmë, qoftë dhe sado pak, në realizimin e një ëndrre, apo në krijimin e vizionit me të cilin e nisët këtë rrugëtim.

Sigurisht që dëshira jonë është që këtë nismë t’a çojmë më tej dhe në brezat që po vijnë, ndaj jepja vetes mundësinë që edhe ti të kesh një profesion, që mund t’a ushtrosh atë menjeherë pas përfundimit të studimeve. Ne kemi menduar për ty, një mori alternativash. Të mbetet ty të zgjedhësh.

Ceremonia e certifikimit për kurset 3-mujore

19, June 2024