fbpx

Evente

10 VJET Instituti Profesional ATC!

10:59am , 30.03.2023

Historia jonë nisi më 5 Shtator të vitit 2012. Sot festojmë 10 vjet ATC, një dekadë e mbushur me sfida dhe suksese. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast si dhe për Ceremoninë e Certifikimit të vitit akademik 2021-2022 morën pjesë mbi 700 kursantë, stafi akademik i ATC-së, bashkëpuntorë, miq e të ftuar të cilët ndanë eksperiencën e tyre me Institutin Profesional ATC.

Nën drejtimin e Alma Celaj, ceremonia nisi me emocione të shumta, duke vijuar me kursantët entuziastë që merrnin certifikatat e tyre, festonin arritjet dhe punën e një viti akademik.

I rëndësishëm ishte momenti i fjalimit të themeluesit të Institutit Profesional ATC Z.Altin Zefi i cili tregoi momentet e para, vështirësitë, sfidat dhe suksesin e ATC-së ndër këto 10 vite në të cilat ATC është kthyer në Qendrën më të madhe e me më shume drejtime profesionale në Shqipëri.

Muzikë e mirë, gatime të përgatitura me dashuri, fishekzjarre, buzëqeshje dhe studentë të certifikuar ishte panaroma më e bukur e kësaj dite.

Kur ka punë, përkushtim dhe disiplinë do të ketë patjetër sukses dhe suksesi për kursantët është certifikata që mbajnë sot në duar, e cila është pasaporta jo vetëm për punësim por edhe për realizimin e ëndrrave.

Me duartrokitje, urime dhe emocione të shumta përfunduam një dekadë shumë të suksesshme!

Vite më bukura na prijnë!

Video

10 VJET Instituti Profesional ATC!

05, September 2022

10:00

QENDRA KULTURORE (pranë Katedrales Ortodokse)