fbpx

Projekte

Çfarë duhet të zgjedhin studentët për të ardhmen e tyre?

15:22pm , 23.08.2021

Kur jeni duke zgjedhur për të ardhmen dhe për arsimin tuaj, është mirë të bëni aplikim për universitete shteterore dhe në të njëjten kohë të shikoni dhe ofertat e institucioneve private për kurset e ndryshme që ato kanë.
Mendoni se nëse do pranoheni apo regjistroheni në universitet do të keni të ardhme të sigurt?
Mendoni se nëse do keni një diplomë universitare, do keni një punë, një shtëpi, një makinë, të ardhura të mjaftueshme për një jetë të mirë?
Fatkeqësisht, realiteti dhe shifrat thonë të kundërtën.

Ekspertët sugjerojnë që studentët duhet të analizojnë shkollat profesionale për të parë se çfarë ato ofrojnë. Për formimin profesional ka shumë vende të lira pune si brenda dhe jashtë Shqipërisë, por fatkeqësisht ka shumë pak studentë të interesuar që vazhdojnë formimin profesional. Si rezultat i emigrimit të profesionistëve drejt vendeve të zhvilluara ekzistojnë shumë vende të lira pune në Shqipëri si: hidraulik, elektriçist, mekanik, ekspert IT, kuzhinier, stilist etj, por që fatkeqësisht nuk shihen si prioritet nga studentët gjatë aplikimit.
Instituti profesional ATC vazhdon të promovojë vlerat e larta me formim profesional duke ndihmuar studentët që të gjejnë punë si brenda dhe jashtë vendit, mjafton që ata të jenë të mirë përgatitur gjatë zhvillimit të kursit.

ARSYET PSE DUHET TË ZGJIDHNI PËR TË STUDIUAR NË NJË SHKOLLË PROFESIONALE SI ATC:

  1. Çmimi
    Në shumicën e rasteve shkollat profesionale janë 1 vjeçare dhe kanë lehtësira për studentët e tyre si: oferta në çmimet e kurseve, sigurim jete, një nivel të një gjuhe të huaj falas etj.
    Ndërkohë po të ndjekësh një Universitet shpenzimet nuk janë të njëjta, pasi dhe kohëzgjatja nuk është e njëjtë.
  2. Përfundoni studimet më shpejt
    Një tjetër avantazh i shkollave profesionale është kohëzgjatja. Nëse në një universitet studimet zgjasin minimalisht 3 vite, në një shkollë profesionale të njëjtat njohuri i merr për 1 vit. Duhet theksuar se universitetet zgjaten shumë në teori, ndërsa shkollat profesionale i japin rëndësi praktikave. Fokusi i një shkolle profesionale është që të të përgatisë për tregun e punës dhe të ta mësojë profesionin nëpërmjet praktikës.
  3. Shkolla profesionale ka klasa më te vogla
    Ulja në një sallë leksionesh me njëqind studentë të tjere do iu bëjë të ndiheni thjesht si një student tjetër. Mundesia për t’u shpërqëndruar, per t’u mërzitur apo për ta lënë fare leksionin është gjithmonë në rritje.
    Ndërsa klasat e vogla me pak studentë në shkollat profesionale iu japin mundesinë të merrni pjesë në çdo aktivitet, të merrni trajnim më të detajuar dhe ju jepet mundesia të beni pyetje dhe të merrni përgjigje për çdo paqartësi. Trajnimi është më intensiv dhe ju do merrni përvoje praktike gjatë gjithë kohës.
  4. Shkollë profesionale do te thotë të mësosh një profesion
    Mënyra më e mirë për të mësuar një profesion është duke e praktikuar atë. Shkollat profesionale janë ngritur për t’iu dhënë trajnime dhe përvojë praktike. Gjate vitit akademik çdo student i shkollave profesionale kalon shumë orë nëpër laboratore duke praktikuar çdo gjë që ka mësuar gjatë orëve teorike.
  5. Trajnime praktike me fokus karrierën
    Këto trajnime janë gjëja më e mirë që një shkollë profesionale mund t’u ofrojë studentëve të saj. Ato çfarë këta studentë kanë mësuar gjatë vitit akademik kanë mundësi ta vënë në praktikë në një ambjent të vërtetë pune. Këto shkolla kanë marrëdhënie bashkëpunimi me subjekte të ndryshme dhe para çertifikimit, studentëve të tyre u japin mundësinë të bëjnë 1 muaj praktikë. Ky muaj praktike është hapi i parë që studentët bëjnë drejt karrierës së tyre. Nëse performanca e tyre është e mire, subjekti u siguron atyre një vend pune.

Një tjetër avantazh i shkollave profesionale është se kryesisht kurset që këto shkolla ofrojnë, përqëndrohen në profile që kanë kërkesë në tregun e punës.
Arsimi profesional ka bërë dhe vazhdon të bëjë ndryshime reale në jetën e të rinjve duke i ndihmuar të rinjtë që të bëjnë zgjedhjet e duhura dhe duke u nxjerrë në pah talentet dhe virtytet.