fbpx

Projekte

Ceremonia e Çertifikimit të Institutit Profesional ATC, Viti Akademik 2022-2023

14:38pm , 08.09.2023

Instituti Profesional ATC është një institucion i njohur në fushën formimit dhe zhvillimit profesional në
Shqipëri. Për më shumë se një dekadë, ky institut ka ofruar programe të kualifikimit dhe formimit
profesional në fusha të profesionistë të fushave të Gastronomisë, Teknologjise, Menaxhimit të Biznesit,
Stilistit, Automekanikës etj., duke ndihmuar kursantët të ndërtojnë karrierat e tyre në mënyrë të
suksesshme.

Ceremonia e certifikimit e organizuar nga Instituti Profesional ATC është një ngjarje e rëndësishme, ku
studentët nderohen për përkushtimin dhe arritjet e tyre në rrugën drejt suksesit.
Ky aktivitet është një ngjarje e përvitshme e cila shënon suksesin dhe përpjekjet e kursanëve të
certifikuar.

Ceremonia e certifikimit u zhvillua më 4 Shtator pranë Hotel Maritim Plaza në Tiranë.
Në të u prezantuan dhe u njohën me auditorin e ftuar kursantë, bashkëpuntorë, miq e familjarë, sfidat e
kaluara për kursantët gjatë një viti, njohjen e arritjeve të tyre, dhe shpërndarjen e certifikatave pas një
viti të mbushur me sakrifica dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Në këtë moment të rëndësishëm, në fjalën e marrë, drejtori i Institutit Profesional ATC, Z. Altin Zefi,
shprehu falënderimin e tij për të gjithë kursantët dhe ekipin e ATC për arritjet e tyre. Ai ftoi kursantët e
çertifikuar të vazhdojnë të ndjekin pasionin dhe të punojnë me përkushtim të vazhdueshëm për të
përmbushur ëndrrat e tyre.

Një pjesë e rëndësishme e ceremonisë ishte mundësia nëpërmjet intervistave individuale për kursantët
të ndajnë eksperiencën e tyre gjatë ndjekjes së kursit duke patur dhe rastin për t’i shprehur falënderimet
e tyre familjes, miqve, dhe instruktorëve të tyre për ndihmën dhe përkrahjen që kanë marrë gjatë këtij
rrugëtimi.

Ceremonia e certifikimit e Institutit Profesional ATC është një ngjarje e rëndësishme që shënon suksesin
dhe përkushtimin e kursantëve të këtij instituti. ATC vazhdon me misionin e saj për të përgatitur
profesionistët e ardhshëm në tregun e punës.