fbpx

Projekte

8 punë të pazakonta që mund të mos e dini që ekzistojnë

16:21pm , 11.02.2022

Besojeni ose jo, ekziston një grup njerëzish që bëjnë punë të pazakonta, të cilat me gjasë as nuk e merrni me mend se ekzistojnë.

1. Përqafues/e

Për njerëzit që kanë nevojë të përqafohen, por janë vetëm, një numër kompanish ofrojnë përvojën më të këndshme dhe relaksuese profesionale të përqafimit. Mund të përqafosh dikë dhe paguhesh ndërmjet 60 dhe 80 dollarë në orë!

2. Zhytës për topat e golfit

Zhytësit e topave të golfit janë përgjegjës për mbledhjen e të gjithë topave të golfit nëpër pellgje.

3. Testues ushqimesh për kafshët

Këta njerëz hanë ushqimin e kafshëve për të vlerësuar shijet dhe për të kontrolluar nëse është në përputhje me standardet e cilësisë, sepse askush nuk meriton të hajë ushqim të keq, aq më tepër kafshët e dashura shtëpiake.

4. Testues krevati

Siç kuptohet nga emri, ka njerëz që testojnë shtretërit (dyshekët dhe jastëkët) për kompanitë dhe hotelet. Ata paguhen për të fjetur në punë. Duket si një punë ëndrrash!

5. Nuhatës facoletash

Këta njerëz nuhasin facoletat për t’u siguruar që nuk kanë erë të padëshirueshme.

6. Kontrollues fytyre

Jo, nuk bëhet fjalë për dermatologët. Këta njerëz ndjejnë fytyrat e njerëzve që po provojnë produkte të reja për të parë nëse ka ndonjë përmirësim. Nevojiten njohuri serioze për të ndjerë ndryshimin dhe është një përgjegjësi e madhe të miratosh ose refuzosh produkte të caktuara.

7. Pritës në radhë

Nëse nuk ju pëlqen të rrini në radhë, ekziston një zgjidhje perfekte. Thjesht punësoni një mbajtës radhe, një person që do të qëndrojë në radhë për ju.

8. Nuhatës deodoranti

Këta njerëz e kalojnë ditën në një dhomë të nxehtë ose jashtë, ndonjëherë duke nuhatur deri në 60 sqetulla në orë. Qëllimi i tyre është të përcaktojnë se sa efektiv është deodoranti dhe të shkruajnë raporte në fund.

Burimet referencë: StudyWorkGrow, Business Insider