fbpx

Projekte

4 arsye pse ia vlen të studioni në kurset e fundjavës

11:52am , 14.12.2021

Që prej krijimit në vitin 2012, Instituti ynë ka pasur një qëllim kryesor: Përgatitjen e profesionistëve në nivele të larta dhe ofrimi i shërbimeve cilësore të përtshtatshme për këdo. Thënë kjo, jo më kot pjesë e programit tonë janë kurset e fundjavës.

E keni menduar ndonjëherë të studioni vetëm në fundjavë? Ja disa avantazhe që duhet t’i keni parasysh:

1. Mundësi punësimi: Nëse dëshironi të punoni gjatë javës, kurset në fundjavë janë një zgjedhje e përshtatshme për të mos krijuar probleme me oraret e punës.

2. Përgjegjësitë: Për këdo që mund të ketë përgjegjësi gjatë javës (kujdesi për prindërit, fëmijët etj), studimi të shtunën dhe të dielën është një lehtësi.

3. Përqendrimi: Klasat e fundjavës inkurajojnë ose, në disa raste, i ndihmojnë studentët të përqendrohen në punën që duhet bërë. Teksa mësohen të ndjekin mësimet e fundjavës, përqendrimi i tyre bëhet më i mirë.

4. Më shumë kohë e lirë: Nisur nga fakti që mësimi kryehet në fundjavë, studentët kanë më shumë kohë për të përmbushur përgjegjësitë e tyre nga e hëna deri të shtunën.

Ndiqni faqet tona zyrtare Facebook dhe Instagram për t’u informuar në kohë reale mbi oferat tona.