Momente nga Workshop-i me temë ‘’Marketingu dhe Shitja nëpërmjet rrjeteve sociale’’, i drejtuar nga Z. Valer Pinderi, themeluesi i kompanisë së parë të mirëfilltë ‘e-commerce’ në Shqipëri, të njohur sot si Aladini.al.
Workshop-i u zhvillua në ambjentet e Hotel Plaza Tirana me një pjesëmarrje të gjerë të studentëve të ATC-s por edhe të tjerë persona që ishin të interesuar dhe morën informacione dhe shembuj shumë të vlefshëm mbi marketingun dhe shitjen online, e cila sot është një zgjidhje e rëndësishme dhe e shpejtë për biznesin.
Eksperienca e Z. Pinderi me tregtinë në internet dhe në rritjen e kapaciteteve të shumë kompanive në Shqipëri me platformat online, bëri që ky Workshop t’i arrinte të gjitha pritshmëritë e pjesëmarrësve.
Në fund të Workshopi-it, pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë pjesëmarrje.
Falenderojmë Z. Pinderi që ndau njohuritë dhe eksperiencën e tij me ne!
15, February 2023
16:00-19:00
Maritim Hotel Plaza Tirana