Kursantët e Institutit Profesional ATC, ishin të ftuar në eventin “TALENT DAY” të organizuar në ambientet e hotelit më të ri të ndërtuar në Shqipëri nga kompania prestigjoze e hotelerisë Meliã Hotels
Oganizimi kishte si qëllim përzgjedhjen e kursantëve që aktualisht zhvillojnë kursin apo ata që tashmë janë certifikuar nga ATC, për t’u punësuar në dy hotelet e Meliã Hotels International në Shqipëri: Meliã Durrës Albania dhe Sol Tropikal.
Kursantët Shef Kuzhine, Kuzhinier, Pastiçer, Picier, Barist që ishin pjesëmarrës, bënë një tur në të gjitha ambientet, u njohën me historikun dhe vendet vakante të punës që Meliã, një emër i kthyer në brand ndërkombëtar të hotelerisë dhe shërbimit, ofron posaçërisht për ta.
Kjo ftesë u mbyll me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Institutit Profesional ATC, Z. Altin Zefi dhe Melia Resort, General Manager Z.Pedro Vasces.
Si gjithmonë ne kujdesemi që çdo kursant që zgjedh ATC-në të punësohet në një vend pune me standarte të larta, ashtu siç jemi kujdesur për të zhvilluar të gjithë procesin e mësimdhënies.
Jemi të përkushtuar dhe ndihemi çdo ditë krenarë për të gjithë ju që tashmë mbani mbi supe profesionalizmin që ne jemi dedikuar t’jua përcjellim.
16, March 2023
13:00
Hotel Meliá Durrës Albania