fbpx

Evente

Si të regjistrohemi Online në ATC?

13:41pm , 24.08.2024

Tashmë ATC, vjen me një risi në mënyrën e regjistrimit, duke ju mundësuar edhe regjistrimin ONLINE, krahas regjistrimit të zakonshëm në zyrë.

Mjafton të ndiqni këto hapa të thjeshtë që do ju shpjegohen më poshtë dhe menjëherë, do arrini të bëheni pjesë e grupeve tona të studimit.

Hapi 1: Klikoni te linku: ???? linktr.ee/instituti_profesional_atc në bio-n e faqes sonë të instagramit @instituti_profesional_atc .

Hapi 2: Pasi të hapet linku, nga tre fushat që do shfaqen, zghidh fushën: “FORMULAR REGJISTRIMI PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025”.

Hapi 3: Plotësoni formularin e shfaqur me të dhënat e kërkuara:
– Emër
– Email
– Numër telefoni
– Dhe te rubrika “Message”, shkruani kursin në të cilin dëshironi të regjistroheni.

Hapi 4: Pasi të keni plotësuar të dhënat tuaja, klikoni te element i sigurisë: “I’m not a robot”. Dhe më pas klikoni te “Send” që formulari juaj të niset në sistemin tonë.

Hapi 5: Pasi keni përfunduar me plotësimin e formularit online, dërgoni në numrin tonë të telefonit: Cel: 355 69 72 27 720 një foto të mandatit të pagesës të bërë në bankë, për kursin që dëshironi të regjistroheni dhe gjithashtu një foto të kartës tuaj të identitetit, në mënyrë që procesi i regjistrimit të përfundojë i gjithi.

Dhe kjo ishte, në vetëm 5 hapa krejtësisht të thjeshtë, ju do mund të bëheni pjesë e kurseve tona, ku do arrini të mësoni dhe të përvetësoni një profesion që do ju vlejë për gjatë gjithë jetës tuaj. Jepi rëndësinë e duhur zhvillimit tënd në karrierë dhe bëhu i sukseshsëm, kudo. Jepi jetë vizionit tënd me ne!
Regjistrohu tani online, dhe përfito nga ofertat aktuale!

Si të regjistrohemi Online në ATC?

22, October 2024