Takimi me Almirën, kishte një frymë tjetër. Ajo rrezatonte mirësi dhe pasion në punën që sot praktikon, por para se të shkojmë deri aty le të ndalemi pak në rrugëtimin e saj, i cili është mjaft dinamik.
Almira ka qenë një studente ekselente, dhe si e tillë, edukimi për të ka një rëndësi të madhe. Sikurse edhe shprehet, ajo paraprakisht bëri një studim të tregut, për të kuptuar qartë se cilat ishin ato profesione që kërkoheshin më tepër dhe që sigurisht që të përshtateshin dhe me dëshirat apo aspiratat e saj. Nga kjo i rezultoi se profesionet si Menaxhim Biznesi dhe Shefi i Kuzhinës ishin dy profesionet më të kërkuara dhe ndër më të paguarat në tregun e punës. Por të gjithë e dimë se nuk është e thjeshtë të ndjekësh dy profesione, pasi investimi që kërkohet qoftë edhe vetëm në kohë, është goxha i konsiderueshëm. Ndaj ajo ishte në kërkim të një vendi që do i mundësonte të merrte konkretisht njohuritë që do i duheshin, pa qenë nevoja që të zgjatej shumë në kohë, në mënyrë që menjëherë pas përfundimit të kursit të mund t’i ushtronte ato në një punë. ATC, ua jep këtë mundësi, dhe zgjedhja e saj tashmë ishte shumë e qartë.
Almira vendosi të ndiqte kurset një vjeçare për secilën degë. Dhe brenda një viti u bë me dy profesione, në Menaxhim Biznesi dhe në atë të Shefit të Kuzhinës. E lumtur për vendimin që mori, sot ajo ndihet e sigurt dhe mjaft e zonja në rugën që ka nisur. Me mjeshtëri ajo arrin të menaxhojë çdo kërkesë që vjen nga klientët, duke shtuar tek ata dozën e kënaqësisë, për çdo recetë që përgatit.
Sot, ajo ndihet gati për t’u përballuar me sfidat që mund t’i sjell e ardhmja, pasi në të shkuarën e saj bëri zgjedhjet e duhura, ndaj ajo ju fton edhe ju që po e shikoni këtë video, të bëni zgjedhjet e duhura sa jeni në kohë. Regjistrohuni sot, dhe përfitoni nga ofertat tona fantastike! Për më shumë informacion na kontaktoni!
27, December 2024