fbpx

Evente

Më 8 Tetor, nis viti i ri akademik 2024-2025 në Institutin Profesional ATC

17:24pm , 07.10.2024

Me datën 8 Tetor, Instituti Profesional ATC hap dyert për vitin e ri akademik 2024-2025, duke mirëpritur kursantët e rinj dhe ata që rikthehen për të avancuar njohuritë e tyre. Në ATC, ne ofrojmë një gamë të gjerë të kurseve profesionale, duke përfshirë 12 kurse njëvjeçare dhe 8 kurse tremujore, të cilat janë të dizejnuara për të përmbushur nevojat e tregut të punës dhe për të ofruar aftësi të nevojshme sipas fushave të ndryshme.

Një vit i bukur pret secilin nga kursantët, që i besuan ATC-së, sikuse kanë bërë dhe breza të tërë vite me rradhë. Me një përvojë të gjatë në edukimin profesional, ATC numëron sot, plot 12 vite sukses. Krenarë për të gjithë ata që morën formimin e duhur nga ky Institut dhe tashmë janë bërë profesionstë të zotë në drejtimet që kanë zgjedhur.

Ky vit akademik pritet të sjellë sfida dhe mundësi të reja për të gjithë. Programet e ofruara në ATC janë të përditësuara, duke siguruar që kursantët të jenë të përgatitur për karrierën e tyre të ardhshme. Gjithashtu, një fokus i veçantë do t’i kushtohet praktikës në laboratorët tanë modern, me qëllim që kursantët të fitojnë eksperiencë sa më reale.

Profesorët tanë janë të përkushtuar për të ofruar një mësimdhënie cilësore dhe mbështetje për të gjithë kursantët. Ata do të angazhohen në mënyrë aktive për të krijuar një ambient mësimor stimulues, duke inkurajuar diskutimet dhe ndarjen e ideve. Po ashtu, janë planifikuar trajnime dhe worshop-e të shumta sipas kurseve, për të nxitur zhvillimin profesional të kursantëve, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë në përputhje me tendencat më të fundit të tregut.

Kursi njëvjeçar ofron një përgatitje të thelluar në fusha si, kulinaria, menaxhimi, dizejnimi, stilimi, kujdesi mbi të bukurën, teknologjia, gjithashtu mbi mirëmbajtjen e automjeteve, dhe atë të elektricistit. Konkretisht:

  1. Shef Kuzhine – Ky kurs ofron një edukim të thelluar në menaxhimin e kuzhinës dhe teknikave kulinare. Kursantët do të mësojnë për përgatitjen e ushqimeve, planifikimin e menusë, si dhe menaxhimin e stafit të kuzhinës. Pas përfundimit, ata do të jenë të aftë të drejtojnë një kuzhinë profesionale.
  2. Kuzhinier – Ky program fokusohet në teknikat bazë dhe të avancuara të gatimit, duke përfshirë përgatitjen e ushqimeve të ndryshme dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të kuzhinës.
  3. Pasticer – Kurasntët që ndjekin këtë kurs do të mësojnë artin e përgatitjes së ëmbëlsirave. Ata do të studiojnë teknikat e përgatitjes dhe dekorimit të ëmbëlsirave, duke praktikuar pafund lloje recetash.
  4. Web Dizajn – Ky kurs përgatit kursantët në krijimin dhe menaxhimin e faqeve të internetit. Ata do të mësojnë gjuhët e programimit si HTML, CSS dhe JavaScript, si dhe teknikat e dizajnit dhe UX/UI.
  5. Grafik Dizajn – Ky program ofron njohuri të thella mbi krijimin e materialeve vizuale dhe përdorimin e softëare-ve të grafik dizajnit.
  6. Teknik Kompjuteri & IT – Ky kurs përgatit kursantët për të punuar si teknikë të kompjuterave, duke përfshirë diagnostikimin dhe riparimin e pajisjeve dhe sistemeve të IT.
  7. Teknik Elektroshtepiakesh – Ky program fokusohet në riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektroshtepiake, duke i bërë ata të aftë të ofrojnë shërbime të specializuara.
  8. Autoservis – Ky kurs ofron një edukim të plotë për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve. Kursantët do të fitojnë njohuri për sistemet e automjeteve ku dhe praktika profesionale do të jetë një komponent kyç.
  9. Menaxhim Biznesi – Ky program përgatit studentët për të menaxhuar dhe drejtuar biznese në mënyrë efektive. Ai përfshin aspekte të marketingut, financave dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, marketingut, etj.
  10. Elektricist – Kursantët në këtë kurs do të mësojnë për instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ndryshme elektrike.
  11. Stilist – Ky kurs përgatit studentët në artin e stilimit dhe të modës. Ata do të mësojnë teknika të ndryshme të bazuar në trended më të fundit në industri, duke i bërë ata të aftë për të shprehur talentin dhe stilin e tyre në punë konkrete.
  12. Parukier – Në këtë program, studentët do të fitojnë njohuri dhe aftësi për të ofruar shërbime parukerie, përfshirë prerje, ngjyrosje dhe stliimin e flokëve, trajtimin estetik të thonjëve, etj.

Ndërsa programet tremujore fokusohen në trajnimin e shpejtë dhe efektiv në profesione të kërkuara si, Picier, Barist, Menaxher Hoteli, Kuzhinier, Pasticer, Hidraulik, Elektroauto, Kamarier. Çdo kurs është i strukturuar për të ofruar njohuri praktike dhe teorike, duke i përgatitur studentët për sfidat reale që do kenë nesër në punë.

Një nga avantazhet kryesore të studimeve në ATC është certifikata që ofrojmë, e cila është e njohur në nivel kombëtar dhe evropian. Kjo ju ofron mundësinë të keni një avantazh të rëndësishëm në tregun e punës, pasi punëdhënësit i vlerësojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në një institucion të akredituar.

Përveç asaj, ATC ka ndërtuar një rrjet të gjerë partneriteti me kompani të njohura, ku do ushtroni praktikën profesionale pas përfundimit të kursit, duke ju siguruar mundësi praktike dhe punësimi si brenda dhe jashtë vendit.

Ne besojmë se arsimi cilësor është çelësi i suksesit tuaj. Jemi të përkushtuar që t’ju mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi. Ndaj për të siguruar vendin tuaj në një nga programet tona dhe për më shumë informacion, ju ftojmë të na kontaktoni. Bashkohuni me ne dhe filloni rrugëtimin tuaj drejt një të ardhmeje të suksesshme dhe plot mundësi!

 

Më 8 Tetor, nis viti i ri akademik 2024-2025 në Institutin Profesional ATC

21, November 2024