fbpx

Evente

Konkursi i Paketimit , aty ku bashkohen krijmtaria dhe profesionalizmi

11:25am , 22.04.2025

Në Institutin ATC, ne e dimë se workshop-et dhe aktivitetet praktike janë elementët kyç që formojnë një profesionist të vërtetë. Kjo është arsyeja pse aktivitetet si konkursi i paketimit janë shumë më tepër sesa thjesht një mundësi për të testuar aftësitë – ato janë mundësia për të sjellë në jetë kreativitetin dhe për të vlerësuar punën e palodhur të kursantëve tanë.
Konkursi me temën “Dizenjimi i një Paketimi” u bë një ngjarje e paharrueshme për kursantët e kursit Grafik Dizajner, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tyre profesional. Ata prezantuan 18 paketime unike, çdo njëri prej tyre një shembull i pasur i kreativitetit dhe aftësive të zhvilluara gjatë kursit. Nga dizajni inovativ deri tek detajet e bukura që përcjellin mesazhe të forta, çdo punim ishte një reflektim i angazhimit të kursantëve për të krijuar diçka të veçantë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte juria profesioniste, përbërë nga Znj. Valbona Zefi dhe Znj. Marcela Allamani, të cilat vlerësuan me shumë kujdes dhe profesionalizëm çdo punim. Pas një shqyrtimi të hollësishëm, juria shpalli 3 fituesit e merituar, duke u dhënë atyre mirënjohje për kreativitetin dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme.
Çdo pjesëmarrës mori certifikatën e pjesëmarrjes, një vlerësim për përkushtimin dhe pasionin që ata investuan në këtë projekt. Ky konkurs, që e bashkoi artin me praktikën dhe kreativitetin me teknikën, është një tjetër dëshmi e angazhimit të ATC për t’u ofruar kursantëve mundësi reale për të rritur aftësitë e tyre dhe për t’u shfaqur para një audiencë profesionale.

Në ATC, ne e besojmë fuqishëm se kur talentet e rinj janë të mbështetura nga njohuri dhe mundësi praktike, ato shndërrohen në profesionistë të vërtetë. Dhe ky konkurs është vetëm një hap tjetër në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Konkursi i Paketimit , aty ku bashkohen krijmtaria dhe profesionalizmi

07, February 2025

Maritim Hotel Plaza Tirana