fbpx

Evente

Fashion Show By ATC Students 2023

10:44am , 25.07.2023

Sa bukur kur pëlhurat kthehen në copëza arti, sepse fustanet e “Fashion Show by ATC Students” të tilla ishin!
Diversiteti i ngjyrave, copave, dhe stileve ishin kryefjala e kësaj sfilate duke paraqitur një koleksion dinjitoz për fustanet e mbrëmjes. Nën moderimin e Alma Çelaj u prezantuan rreth 30 fustane të punuara nga studentët e kursit Stililist, ku u përkthye në sukses investimi gjatë vitit akademik 2022-2023. Nëse edhe ti dëshiron që krijimet e tua të dalin jashtë dollapit, të shfaqen në pasarelë dhe të duartrokiten nga ikona të modës? Ne të ftojmë të bëhesh pjesë e Institutit Profesional ATC  në kursin Stilist ku do të mësosh çdo proces të krijimit të veshjeve dhe mbi të gjitha do të mësosh që vendi dhe koha e duhur të ngrejnë lart në karrierë.
Fashion Show by ATC Students sjell çdo vit koleksione origjinale , ku stili, ngjyrat dhe trendet bashkohen për të dhëne rezultate fantastike nga viti në vit.

 

Fashion Show By ATC Students 2023

23, June 2023

Maritim Plaza Hotel