Një sfilatë me ëndrra të thuruara në pëlhura!
Studentët e kursit Stilist Fundjavë patën mundësinë të tregonin kreativitetin e tyre në një sfilatë ku kryefjala ishin fustanet e mbrëmjes.
Puna dhe përkushtimi i tyre gjatë çdo fundjave i dha dritë ëndrrës që një ditë të mund të prezantojnë fustanet e tyre në një pasarelë dhe të duartrokiten për suksesin e tyre.
Të frymëzuar nga ikona të stilit, nga modelet ‘influencer’ të kohës, nga bota artistike e filmit, muzikës, nga stili modern, klasik etj… ata sollën një shumëllojshmëri kreativiteti në ngjyra e stile.
Sfilata u mbajt në abientet e Maritim Hotel Plaza Tirana, ku tashmë stilistët tanë ishin spektatorët e krijimtarisë së tyre së bashku me prezencën e miqve dhe familjarëve.
Këto momente të veçanta do të memorizohen si kujtimi më i bukur për studentët e kursit STILIST por edhe për të gjithë ne që pamë aty, sy që shkëlqejë nga krenaria.
15, February 2023
10:00
Maritim Hotel Plaza Tirana