fbpx

Evente

Dëshmi Suksesi – Menaxhim Biznesi

13:48pm , 24.08.2024

Një profesion tejet i kërkuar tashmë në tregun e punës është ai i menaxhim biznesit, ndaj si i tillë, Eva vendosi të ndjekë këtë drejtim për veten e saj. Ajo na tregon se para se të niste kursin, kishte përfunduar studimet e larta për administrim biznesi, por gjithsesi kjo nuk po i mjaftonte që të arrinte të fillonte punë në profesion. Si rrjedhojë, e pa të arsyeshme t’i përforconte dijet e saj dhe të bënte një kurs një vjeçar, për menaxhim biznesi. E lumtur për vendimin që mori, ajo sot është menaxhere pranë Century 21 Legacy, ku ushtron profesionin që e dëshironte prej kaq shumë kohësh.

Ndaj nëse edhe për ty, rruga drejt tregut të punës të është bërë e vështirë, ne të ftojmë të regjistrohesh në një nga kurset, pranë ATC, ku punësimi është një ndër gjërat që ne garantojmë për të gjithë kursantët tanë. Për më shumë informacion, mos hezitoni të na kontaktoni.

Dëshmi Suksesi – Menaxhim Biznesi

22, October 2024