Në këtë takim me Iljazin, u njohëm me përvojën e tij në ATC, gjatë kursit të Kuzhinës, për të cilën ai ka mbetur i lumtur nga e gjithë ecuria e tij, që nga momenti që vendosi të ndiqte këtë drejtim.
Ai na shpjegon se fillimisht ka dëgjuar për ATC, falë rrjeteve sociale dhe nga disa miq e të afërm, të cilët ia sugjeruan si vendin e duhur për të nisur bazat e karrierës në fushën e kuzhinës. E nga aty më pas ka bërë regjistrimin, ku sot është një kuzhinier i zoti dhe adapt që është përshtatur mjaft mirë me kërkesat e tregut të punës.
Gjatë bisedës, ai falenderon për këtë rrugëtim të tijin, edhe profesorët që e kanë ndjekur zhvillimin e profesional që ai ka pasur, hap pas hapi. Dhe ndër të tjera Iljazi, shprehet se kursin e Kuzhinës në ATC, do ua sugjeronte të gjithëve atyre që e duan këtë profesion, pasi mundësitë për t’u rritur në këtë fushë janë të shumta.
Nisur nga kjo, ne ju ftojmë të gjithëve që e keni pasion artin e gatimit, t’i bashkoheni grupeve tona të studimit. Ju kujtojmë se gjatë kësaj periudhe vijmë me oferta shumë të mira, ndaj për të mësuar më shumë, mos hezitoni të na kontaktoni!
23, November 2024