fbpx

Evente

Dëshmi Suksesi – Autoservis

13:55pm , 24.08.2024

Eljoni, një djalë mjaft energjik, nuk hezitoi të na priste pranë ambjenteve të Mektrin Motors, ku po kryen edhe praktikën. Ai na tregoi mbi ecurinë e tij, duke na thënë fillimisht se si është njohur me ATC-në dhe më pas për mbarëvajtjen e kursit, njohuritë e marra dhe gjithçka që ia bëjnë edhe më të lehtë tashmë, praktikën.

Puna e tij sigurisht që ka intensitet të madh dhe kërkon përqëndrim të lartë e mjaft durim, gjë e cila nuk i mungonte aspak kursantit tonë, ku dhe duket teksa punon me mjeshtëri në profesionin e tij.

Kuptohet fare mirë pasioni, me të cilin ai flet për profesionin që ka, dhe sigurisht natyrshëm Eljoni ua sugjeron këtë drejtim çdokujt që ndan të njëjtin pasion me të. Ndaj nëse ky je ti, atëherë, ne të ftojmë të bëhesh pjesë e kurseve tona për autoservis, dhe të përfitosh nga ofertat. Për më shumë informacion na kontaktoni.

Dëshmi Suksesi – Autoservis

22, October 2024