Një emocion të veçantë na përcjellin kursantët tanë teksa i shohim të arrirë dhe të përgatitur profesionalisht. Sot ata mbajnë në duar certifikatat, si një simbol suksesi për punën e bërë me përkushtim dhe devotshmëri, me dëshirën për t’u zhvilluar sa më shumë në drejtimet e tyre përkatëse dhe për këtë ne ndihemi krenarë, që këta kursantë tashmë janë gati më shumë se kurrë të bëhen pjesë e tregut të punës dhe për të shkëlqyrer në profesionet e tyre, që fillojnë, nga gastronomia, menaxhimi, teknologjia, kujdesi për të bukurën dhe deri të riparimi i automjeteve, qarqeve elektrike, apo sistemeve hidraulike,etj.
Ky rrugëtim ka qenë tejet dinamik dhe si i tillë, nuk mundej që në këtë ceremoni të mungonin falenderimet dhe duartrokitjet, për të gjithë ata që e bënë të realizueshme këtë ditë. Data 10 Shtator, shënon një kapitull të ri të ri drejt rrugës së gjatë profesionale dhe zhvillimit në karrierë që e pret secilin nga kursantët.
Në këtë ceremoni kishim nderin dhe kënaqësinë që si i pranishëm të ishte me ne, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhe, i cili në këtë ditë mjaft të rëndësishme për këta të rinj, zgjodhi t’iu drejtohej atyre me një sërë përgëzimesh për certifikimin dhe gjithashtu duke iu dhënë disa këshilla shumë të vlefshme mbi tregun e punës.
Gëzimi dhe krenaria lexohej po ashtu edhe tek Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Profesional ATC, Z. Altin Zefi, i cili gjatë fjalimit të tij, vuri theksin në fokusin që ATC-ja ka, që është jo vetëm edukimi profesional i të rinjëve, por që kjo detyrë shkon edhe më tej, duke u kujdesur që çdokush të mbetet i kënqur me ecurinë e tij, duke iu ofruar atyre mundësi të shumta punësimi.
Kjo ceremoni nuk do ishte e mundur të realizohej pa ata që udhëtuan sëbashku me kursantët tanë, dhe që kountribuan në rritjen e tyre graduale dita-ditës, duke iu dhënë njohuri mbi profesionet që ata sot kanë. Të tillë janë instruktorët tanë të specializuar, me një përvojë të gjatë dhe të pasur profesionale, të cilët janë të lumtur për kursantët e tyre.
Dhe sigurisht që misioni ynë nuk mbyllet këtu, përkundrazi, këtu zë fill dhe puna jonë, për të edukuar brezat e ardhshëm që do vijnë, dhe për t’u dhënë atyre mundësinë për t’u bërë dikushi, falë kurseve tona 1-vjeçare. Me shpresë dhe optimizëm shohim nga e ardhmja, gati për t’ u bërë ballë të gjitha sfidave, me qëllim që ky vit akademik që po vjen të shënojë një tjetër vit suksesi për ATC-në.
10, September 2024