fbpx

Teknik Kompjuteri & iT

Kursi profesional një vjeçar për TEKNIK KOMPJUTERI & iT është programuar në mënyrë të tillë, që të formojë kursantin në këto dy drejtime, të cilat janë shumë të lidhura sëbashku. Programi i këtij kursi është i plotë dhe shumë i pasur si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik me qëllim që të asimilohet lehtë nga kursantët.
Teoria që kombinohet më së miri me praktikën në laboratorët tanë dhe praktikën profesionale intensive, e cila zhvillohet në kompanitë partnere të fushës, e bën këtë kurs gjithëpërfshirës dhe i mundëson kursantëve në përfundim të këtij kursi, që të jenë të aftë të kryejnë shumë procese si: në riparimin e laptopëve, tabletëve, celularëve kompjuterave, printera, skanera, si dhe pajisjeve të tjera. Gjithashtu zhvillohen orë mësimi teorike dhe praktike për internetin, serverat, programimin dhe rrjetat kompjuterike.
Ky është ndër profesionet që kërkohet më së shumti në tregun vendas të punës, por edhe të jashtëm dhe që vazhdon të rritet çdo ditë.
E zhvillojmë këtë kurs në nivelet më të larta dhe kjo mundësohet nga puna serioze e profesorëve tanë, të cilët janë inxhinierë të kualifikuar dhe me ekperiencë, po ashtu dhe literaturës së zgjedhur, punës me kompjuter personal, laboratorë modern praktike.

Regjistrohuni Tani

Përshtypje

Kompanitë Partnere

These 5 programs are all you need for a professional Designer to concept and design any kind of commercials, book covers, posters, postcards, menus, booklets, or newsletters, to process and manipulate artistic photos, commercials design of all sizes, both for printing and for electronic use.