fbpx

Shef Kuzhine

Kursi profesional një vjeçar për SHEF KUZHINE është i programuar i tillë që të formojë dhe të kualifikojë kursantin në fushën e gastronomisë, por edhe si të jetë një menaxher i mirë i kuzhinës, organizimin e stafit, si dhe mbajtjen e përgjegjësive për produktet që dalin nga kuzhina.
Programi i këtij kursi është shumë i pasur si në aspektin teorik edhe atë praktik.
Baza e kursit janë gatimet mesdhetare, italiane, franceze, si dhe kuzhina tradicionale shqiptare. Gjithashtu zhvillohen orë mësimi, të cilat kanë të bëjnë me menaxhimin e kuzhinës, stafit të kuzhinës për raste specifike organizimesh, pritje dhe gatime të vendit tonë apo të huaj.
Kursantëve u jepet mundësia të praktikojnë qindra lloje gatimesh në laboratorët tanë, të cilët janë të kompletuar me të gjitha pajisjet më profesionale të kuzhinës.
Kuzhina profesionale është e pafundme në llojet, teknikat dhe artin e saj.
Teknologët dhe Shefat tanë të kuzhinës janë të motivuar dhe angazhohen seriozisht, që të gjithë kursantët të përfundojnë kursin në nivelet më të larta të mundshme dhe menjëherë pas çertifikimit të jenë të aftë të punojnë në këtë profesion në restorantet më të mira brenda dhe jashtë vendit.
Shefi ka gjithmonë të drejtë, jo vetëm për faktin se është shef, por edhe se është edhe kuzhinier!

Regjistrohuni Tani

Përshtypje

Kompanitë Partnere

These 5 programs are all you need for a professional Designer to concept and design any kind of commercials, book covers, posters, postcards, menus, booklets, or newsletters, to process and manipulate artistic photos, commercials design of all sizes, both for printing and for electronic use.