fbpx

Pastiçer

Kursi profesional 3 mujor Pastiçer, zhvillohet çdo ditë të javës, nga e hëna në të premte, me nga një seancë 90 minutëshe në ditë, përfshirë teorinë dhe praktikën mësimore në laboratorët tanë.

Ky kurs realizohet duke ndjekur një model të ekulibruar midis teorisë dhe praktikës. Në planin teorik, profili Pastiçer përfshin njohuri rreth pajisjeve që përdoren në pastiçeri, rregullat e profesionistit pastiçer, lënda e parë dhe ndihmëse, rregullat që duhen ndjekur për realizimin e tortave etj.

Faza e praktikës realizohet në kuzhinën e kompletuar me të gjitha mjetet e punës, duke trajtuar çdo ditë receta si pandispanja, llojet dhe përgatitja e tortave të ndryshme, përgatitja e kremërave, zupave, ëmbëlsirat e ftohta etj.

Në përfundim të kursit, bazuar në ligjin për arsimin profesional, pajiseni me certifikatë, e cila është e vlefshme brenda dhe jashtë vendit, pasi jemi të licensuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Regjistrohuni Tani