Kursi profesional 3 mujor Elektroauto zhvillohet në fundjavë, me 3 seanca 90 minutëshe të shtunën dhe 2 seanca 90 minutëshe të dielën, duke përfshirë teorinë dhe praktikën mësimore në laboratorët tanë si edhe praktikë profesionale në servise me të cilat ne kemi marrëveshje bashkëpunimi.
Ky kurs përfshin njohuri teorike dhe praktike të përqëndruara kryesisht në aspekte si njohja e motorëve me djegie të brendshme, klasfikimin dhe pjesët kryesore të autmojeteve, procesi i punës me motorët me shumë cilindra etj. Në planin e njohurive profesionale, gjatë këtij kursi studenti do të trajtojë dhe marrë njohuri rreth parimeve dhe pjesëve elektrike që përdoren në automjete, teorinë e kalimit të rrymës në qark dhe njohjen e qarqeve elektrike, punimi i kondicionerit dhe mikro-përpunuesëve të kompjuterit, njohja dhe punimi i sensorit të oksigjenit, temperaturës dhe shpejtësisë së ajrit.
Gjatë zhvillimit të kursit 3 mujore profesional për Elektroauto, studenti kompletohet me të gjitha njohuritë teorike dhe praktike, të realizuara në laboratorin modern të Institutit ATC.
Në përfundim të kursit, bazuar në ligjin për arsimin profesional, pajiseni me certifikatë, e cila është e vlefshme brenda dhe jashtë vendit, pasi jemi të licensuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.