fbpx

Barist

Kursi profesional 3 mujor Barist zhvillohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, me nga një seancë 90 minutëshe në ditë, duke përfshirë teorinë dhe praktikën mësimore në laboratorët tanë si edhe praktikën profesionale intensive në bare me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi.

Ky kurs zhvillohet çdo ditë nën kujdesin e profesorëve barist me eksperiencë pune, duke performuar receta të ndryshme në barin e ATC-së, i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe produktet profesionale dhe në dispozicion të studentëve.

Ky kurs përfshin një gërshetim të përsosur midis njohurive teorike dhe praktike për studentët Barist. Programi teorik përfshin njohjen me mjetet mekanike dhe elektrike që përdoren në bare, metodat e përpunimit të kafesë, kakaos, çokollatës dhe përgatitjen e tyre. Gjithashtu rëndësi e veçantë gjatë fazës së praktikës, i kushtohet produkteve alkoolike, si trajtimi i metodave të përgatitjes dhe fermentimit të shampanjave, verërave, birrave etj. Vëmendje të veçantë në këtë program merr edhe njohja e gotave që përdoren në bar sipas llojeve të ndryshme të pijes.

Në aspektin praktik, në kursin 3 mujor Barist, përfshihet përgatitja e aperitivëve, sorbetove dhe kokteileve të ndryshme.

Në përfundim të kursit, bazuar në ligjin për arsimin profesional, pajiseni me certifikatë, e cila është e vlefshme brenda dhe jashtë vendit, pasi jemi të licensuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Regjistrohuni Tani