Kursi për STILIST (rrobaqepësi) është kurs një vjeçar ose 9 mujor, i cili zhvillohet çdo ditë të javës nga e hëna në të premte me nga një seancë dy orë mësimi 45 minutëshe, për çdo ditë për 9 muaj rresht.
Programi ka në përbërje disa kapituj dhe shumë tema mësimi, të cilat zhvillohen në teori, por kryesisht dhe në praktikë. Praktika zhvillohet në klasën e rrobaqepësisë së ATC-së, por edhe në atelie të ndryshme në të gjithë kryeqytetin.
Kursantët trajtojnë shumë tema interesante dhe koherente në këtë kurs si: historia e modës dhe kostumografisë, teoria e ngjyrave, mercologjia tekstile e veshjeve, modelim kostumi teatral, fantazi, teknika të zhvillimit të prerjes industriale, skicim figure, teknologjia e copës, qepje industriale dhe artizanale, qepje e modelit, rregullim i defekteve, modelim dhe prerje për bebe dhe femijë.
Modelim dhe qepje bluze, fustani, këmishe, xhakete, palltoje etj.
Me përfundimin me sukses të këtij kursi gjetja e një vendi pune është shumë e lehtë dhe e garantuar, sepse dizenjimi dhe qepja e veshjeve me stil unik është kthyer në modë sidomos te femrat.
These 5 programs are all you need for a professional Designer to concept and design any kind of commercials, book covers, posters, postcards, menus, booklets, or newsletters, to process and manipulate artistic photos, commercials design of all sizes, both for printing and for electronic use.