U zhvillua në Mondial Hotel Tirana, konkursi i radhës i organizuar nga Instituti Profesional ATC.
Në këtë aktivitet, kursantët e kursit profesional MenaxherBiznesi, të ndarë në grupe prezantuan 12 Plane Biznesi, të ideuara dhe të prezantuara në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Çdo Plan Biznesi i prezantuar nga kursantët tanë përfshinte, objektivat, synimet, analizën SWOT dhe Pest, konkurencën, përshkrimin financiar, rreziqet dhe ndikimin social, ekonomik apo mjedisor.
Juria teksa vlerësoi idetë dhe përpjekjet e kursantëve, i nxiti dhe i këshilloi të jenë të kujdesshëm ndaj faktorëve të jashtëm, ndikimit që këta faktorë kanë në biznesin që kursantët kërkojnë të realizojnë.
Plan Biznesi më i mirë u zgjodh “Guida Turistike #AlbLovers, realizuar nga Leonora Halili, Anxhelo Kice dhe Ornela Mandri, të cilët u vlerësuan më me shume pike nga juria. Grupit fitues ju dha edhe nje shperblim monetar simbolik si inkurajim dhe motivim për punën e tyre.
Falenderojmë kursantët dhe stafin mësimdhënës të cilët punuan shumë ditë për të përgatitur dhe prezantuar planet e tyre, gjithashu krenohemi me shumë prej kursanteve të cilët aktualisht punojnë në biznese të ndryshme dhe ato familjare.
ATC …merre profesionin nga profesionistët dhe bëhu gati për punë…
13, April 2018
16:00
Hotel Mondial