Events

My Photo and Photo Montage

15:32pm , 01.03.2019

Instituti Profesional ATC ndërsa ka kthyer në traditë çdo event të organizuar për kursantët e grupeve të ndryshme profesionale, kësaj here ua kushtoi atyre të Grafik Dizajnerit. “MY PHOTO AND PHOTO MONTAGE ”, kjo është tema e konkursit që u zhvillua në ambientet e Institutit Profesional ATC , mes kursantëve të Grafik Dizajner.
Në një minutazh kohor të caktuar, çdo kursant në projektor dhe në format A4 të printuar me ngjyra, prezantoi punimin përballë jurisë. Ajo çfarë u vu re në këtë konkurs ishte përkushtimi maksimal, pasioni dhe serioziteti i këtyre kursantëve, si në temën e zgjedhur ashtu edhe mënyrën e prezantimit.
Në përfundim pas vlerësimeve, komplimenteve, apo edhe kritikave, juria në bashkëpunim me kursantët zgjodhën punimet më të mira, të cilat morën dhe çmimet të shoqëruara me çertifikatat përkatëse:
1- Me çmim të parë u vlerësua kursantja U.Daçi — “Manipulim me foto” e cila u shpërblye edhe me një vlerë monetare.
2- Me çmim të dytë u vlerësuan: L.Shparthi—“Portret vektor” dhe D.Delilaj—“Punim Pop-Art”
3- Me çmim të tretë u vlerësuan: D.Shira—“Poster (punim në vektor)”, G.Mata—“Retushimi i një fotoje të vjetër, të dëmtuar dhe konvertimi i saj në foto më ngjyra”, J.Shtini—“Pikturë dixhitale”, K.Kodra—“Manipulim me foto”.
Grafik Dizajnerat nuk e shpëtojnë botën, por absolutisht e shndërrojnë atë në formën më të bukur të saj, kursantët tanë kanë filluar të japin kontributin e tyre… Ju urojmë shumë sukses të gjithëve në rrugën e bukur që kanë zgjedhur!☺

My Photo and Photo Montage

19, January 2018

12:00

Instituti Profesional ATC