fbpx

Events

Drekë me fëmijët e fshatit SOS

10:47am , 29.01.2019

Një ditë si kjo që na dhuroi shumë lumturi.
Në vigjilje të festave të fundvitit, Instituti Profesional ATC ka zgjedhur të ndajë momente gëzimi me fëmijë dhe të moshuar.

Sot kursantët Shef Kuzhine nën drejtimin e shef.Anton Zefi dhe shef.Ylli Masha përgatiten dhe shtruan një drekë (koktejl) për fëmijët e Fshatit SOS.

Më shumë se sa dhamë, këtë ditë morëm një buqetë të madhe me buzeqeshje, falenderime dhe shumë dashuri.
Gëzuar festat dhe urojmë ta shikojmë më shpesh botën me sytë e fëmijëve.

Drekë me fëmijët e fshatit SOS

22, December 2018

10:00

fshati SOS