fbpx

Evente

Panairi Work and Study

15:39pm , 01.03.2019

Në datat 28,29 dhe 30 Mars u zhvillua për të nëntin vit radhazi Panairi WORK & STUDY, i cili organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si edhe Bashkia Tiranë.
Vit pas viti ky aktivitet ka bërë ndryshime koherente për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve në fushën e studimit, punësimit si dhe në kryerjen e praktikave profesionale.
Tashmë Instituti Profesional ATC është bërë pjesë e pandashme e këtij panairi me pjesëmarrjen e përvitshme.
Më shumë se 60 kompani morën pjesë në këtë panair të cilat prezantuan aktivitetin e tyre, mundësitë apo hapat që duhen ndjekur për t’u bërë pjesë e stafit të tyre.
Këtë vit në stendën tonë u zhvilluan gatime live nga kursantët tanë Shef Kuzhine dhe Kuzhinier. Baristët tanë përgatitën live kokteile për vizitorët e stendës tonë. Përvec këtyre, stenda jonë ofroi informacion rreth kurseve profesionale dhe shërbimeve të tjera, mundësi për zhvillim të praktikave pranë ATC-së, etj.
Ftojmë të gjithë të vizitojnë stendën tonë, vecanërisht përfaqesues të kompanive të ndryshme të cilat janë të interesuar për të lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me ATC-në për të marrë në praktika profesionale apo për të punësuar kursantët tanë: Shef Kuzhine, Kuzhinier, Pasticer, Menaxher Biznesi, Teknik Elektroshtepiake, Elektricist, Autoservis, Stilist, Teknik Kompjuteri & iT, Grafik dhe Web dizajner.

Panairi Work and Study

28, March 2018

09:00-21:00

Pallati i Kongreseve