fbpx

Evente

Ceremonia e Certifikimit 2017-2018

10:47am , 01.02.2019

Ceremonia e Certifikimit 2017-2018. Shijuam certifikimin e qindra të rinjve nga e gjithë Shqipëria, por jo vetëm, nga Kosova, Tetova e Presheva, të cilët një vit më parë nisën të merrnin mësime pranë ATC-së për profesionin e dëshiruar.
Certifikata që morën dëshmon dijet e marra dhe ligjëron profesionin e tyre. Cikli njëvjecar pranë ATC-së u mbyll, duke i lënë vendin një cikli të ri për ta, i cili do të zgjasë për shumë vite, atë të punës së përditshme në profesionin e marrë. Kaq shumë profesionistë të mbledhur në një ditë nuk besoj të ketë pasur ndonjëherë kjo sallë e bukur teatri, sot kursantët tanë e zbukuruan më shumë me prezencën dhe buzëqeshjen e tyre.
Faleminderit prindërve për besimin, sukses të gjithë kursantëve!

Ceremonia e Certifikimit 2017-2018

19, July 2018

09:00

Salla e Qendrës Kulturore (pranë Katedrales Ortodokse)