fbpx

Evente

Konkurs Stilist: Stilimi, prerja dhe qepja e fundeve

16:21pm , 28.01.2019

E bukura u shpërnda në gjithë trajtëshmërinë e saj ditën e djeshme në ambientet e Hotel Mondial në konkursin “Stilimi, prerja dhe qepja e fundeve”, organizuar nga Instituti Profesional ATC.
Kursantët Stilist, përballë një jurie të përzgjedhur prezantuan fundet e realizuara për këtë konkurs, si finalizim i punës së parë profesionale, si stilistë të ardhshëm.
Pas opinioneve dhe sugjerimeve, juria vlerësoi dhe inkurajoi kursantët për fundet e stiluara, prerë dhe qepur në vetëm 3 muaj kurs.
“Kam ngelur pa fjalë se si në tre muaj kurs pashë funde që dukeshin sikur ishin të blera dhe jo të qepura. Kjo nuk është reklamë, por fjalë të ndjera”, këto ishin disa nga fjalët e stilistes Suela Brahimllari, anëtare jurie, pasi u njoh me punën e kursantëve.
Në përfundim, pasi u përzgjodhën 5 punimet më të mira të këtij konkursi, juria vendosi që fitues të jetë kursanti Mateos Shanaj, i cili u prezantua me fund asimetrik me material sintetik ndërthurur me lëkurë të zezë.
Instituti Profesional ATC dhuroi një vlerë monetare për “Fundin më të mirë të realizuar”, si stimul i vazhdimësisë së këtij profesioni kaq të bukur. Sukses dhe mbarësi të gjithë kursantëve tanë!

Konkurs Stilist: Stilimi, prerja dhe qepja e fundeve

15, January 2019

16:00

Hotel Mondial