Projekte

Arsimi lartë apo një profesion!

12:44pm , 21.01.2020

 

Le të themi se në një pikë të caktuar, në kohët e modernes dhe teknologjisë së avancuar, Shqipëria ka një avantazh të ndjeshëm. Gëzon popullsi të re, të etur për të mësuar, integruar dhe fituar eksperiencë gjithmonë e më të gjërë profesionale.  Potenciali këtij target group ( mosha 15 – 29 vjeç , sipas INSTAT për tu konsideruar rini ) është i jashtëzakonshëm pasi të rinjtë shqiptar kanë tendencë t’i dedikohen gjithmonë e më shumë procesit të të nxënit konstant dhe plotësues, janë të zellshëm, ambicioz dhe largëpamës!

E megjithatë, Shqipëria ka një nivel papunësie ekstremisht të lartë tek të rinjtë, gjithmonë e më në rritje me fenomenin e emigrimit drejt tokës së çudirave : Gjermanisë! Dhe kjo ndodh sepse ndryshe nga Shqipëria, punëdhënësit modern kuptojnë se sa më e lartë të jetë cilësia produktit / shërbimit aq më i lartë do të jetë edhe fitimi! Që do të thotë se sa më i kualifikuar dhe profesional është punëmarrësi, aq më cilësor do të jetë produkti! Pra rrjedhimisht, çfarëdolloj mundësie punësimi nga jashtë vendit do të duket më e vlefshme për të rinjtë, se sa integrimi në një treg pune të bërë lëmsh.

Kështu, në një treg punësimi në raport të zhdrejtë midis nevojës dhe kërkesës për punësim, zgjidhja më me perspektivë është orientimi gjeneratës së re drejt profesioneve reale praktike, të kërkuar nga vetë tregu i punës dhe që gjenerojnë punësim të vazhdueshëm. E rëndësishme është që të rinjtë të kualifikohen dhe të përsosin kompetencat dhe aftësitë e tyre për të qenë të sigurtë në çdo hap të hedhur si profesionistë! Gjithashtu i duhet mëshuar faktit se profesionistët e brumosur në institucione serioze arsimore dhe profesionale performojnë më mirë, duke u shndërruar në faktor të rëndësishëm dhe rregullator të tregut, pasi kërkojnë të kenë nivel pagese më të lartë se fuqia punëtore e pa profilizuar, me terma të përgjithshëm dhe profil jashtëzakonisht të përhapur!

Tridhjetë vitet e fundit, shqiptarët u fokusuan tërësisht tek profili arsimit të lartë! Por tashmë, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se kjo tendencë diplomash masive Bachelor / Master, nuk ndihmonë aspak askënd. Ndërkohë që nga ana tjetër, kemi sipërmarrje të konsoliduara, me mundësi të larta punësimi profesional, të lëna pas dore dhe nënvlerësuara. Në një kohë që juristët me diplomë enden dyerve që nuk hapen, bizneset po zgjerohen dhe ofrojnë mundësi të shkëlqyera pune dhe karriere si kuzhinier, pastiçier, elektriçist, hidraulik, stilist etj!

A mundet një vend si Shqipëria të ndërtojë një sistem të trajnimit profesional të suksesshëm dhe funksional? Po, mundet!

 

Me një nga modelet profesional më të mira në treg, integruar dhe përshtatur nga  Institutin Profesional ATC, me 7 vite eksperiencë në përgatitjen e gjeneratave më të suksesshëm brenda dhe jashtë vendit!

Një profesionist i formuar në ATC do të thotë :

  • Fuqi punëtore e plotësuar dhe formuar brenda profilit, teorikisht dhe praktikisht ( 12 laboratorë modern dhe shumë funksional praktike në institut mundësojnë praktikë intensive )
  • Fuqi punëtore e arsimuar e përgatitur në praktik pranë subjekteve në partneritet me insitutin
  • Fuqi punëtore e fokusuar dhe orientuar drejt zhvillimit dhe suksesit profesional
  • Fuqi punëtore e aftë për të koordinuar dhe bashkëpunuar me efikasitet brenda strukturave të biznesit që i bën pjesë të skuadrës

Mbi të gjitha, një profesionist i përgatitur në ATC, do të thotë vijimësi!

Shpesh, mendohet se e gjithë kjo iniciativë ( të fituarit e një profesioni ) kërkon kohë! Në të vërtetë, shqiptari, është shumë i aftë për të gjetur  motive për të justifikur mungesën e kohës!

Ndërkohë që Instituti Profesional ATC, me kurset profesionale të zhvilluara edhe në fundjavë duke nisur nga periudha Janar 2020, eleminon çdo justifikim për mungesë kohe!

Instituti Profesional ATC është qëndra më e madhe e formimit profesional, pasi disponon programe studimi 1 vjeçare dhe 3 mujore, në profile të ndryshme.

Rivlerso kohën tënde dhe profesionalizohu fundjavave pranë Institutit Profesional ATC.

Regjistrimet për kurset profesionale në fundjavë, kanë filluar!

Mëso më shumë rreth të gjitha mundësive të ofruara nga Instituti Profesional ATC :
🏣Adresa: Qendra e Biznesit “Karl Topia” kati i dytë, Tiranë.
☎ Tel:+355 42262026, 📱Cel:+355 6972 27 720